TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja zbardhen nga grabitja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet, në rrugën “Reshit Çollaku”, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
“Balkan Web” raporton se shtëpia e një efektivi policie ka qenë shënjestër e grabitësve.
Rreth orës 19:30 të ditës së djeshme autorët kanë thyer xhamin e dritares dhe kanë hyrë në apartamentin e shtetasit J.V., kanë marrë një shumë prej 18 mijë lekësh dhe bizhuteri.
Vjedhja është konstatuar nga bashkëshortja M.V. kur është kthyer në shtëpi, e cila ka njoftuar policinë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.