AKTUALITET, 24 Maj 2021, 11:41

Banorët e Lumasit në Berat protestë, kundër ndërtimit të ujësjellësit në ujëvarën e Sinecit

Banorët e Lumasit në Berat protestë, kundër ndërtimit

Banorët e fshatit Lumas në Berat janë ngritur sërish në protestë, pasi kundërshtojnë fillimin e punimeve të ujësjellësit në ujëvarën e Sinecit.

Paraditen e sotme ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë të futen mjetet e firmës.

Në mbështetje të firmës është dhe policia e Beratit si dhe ajo e Kuçovës.

Ndërkohë, banorët kërkojnë që bashkia e Kuçovës të ndërpresë punimet derisa gjykata të japë një vendim.

Ata kanë rreth tre orë që janë mbledhur. Disa prej tyre kanë shfaqur shqetësime shëndetësore po marrin ndihmë nga mjekja e zonës.