AKTUALITET, 24 Maj 2021, 10:27

Covid-19/ Manastirliu: Në qershor do të arrijmë në 1 milionë qytetarë të vaksinuar

Covid-19/ Manastirliu: Në qershor do të arrijmë në 1

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se procesi i vaksinimit anti Covid vijon normalisht në të gjithë vendin, për të arritur 1 milionë vaksinime në qershor.

Manastirliu në fjalën e saj thekson se deri më tani janë vaksinuar 716,616 persona mes të cilëve 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid.

Postimi i plotë:

Teksa 60,000 dozat e vaksinës së Sinovac po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë, #vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit ✅

?716,616 vaksinime janë kryer deri tani, prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid.

I ftojmë qytetarët të lidhen me mjekun e tyre të familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit.