TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 35 vjeçar është arrestuar, pasi ishte në kërkim për armë dhe drogë.
Shtetasi me iniciale Z.K ishte në kërkim që prej 20 nëntorit të vitit të kaluar.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, Policia ka ndaluar shtetasin:
Z.K., 35 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.
Policia e Vlorë ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ishtë shpallur në kërkim si autor i veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Më datë 20.11.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.