TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dihen prej kohësh benefitet e kërcimit, sa i takon shëndetit fizik dhe gjendjes emocionale.
Një sërë studimesh të mëparshme, kanë nënvizuar se kërcimi është një formë e ushtrimeve kardiovaskulare, që ndihmon për një zemër të shëndetshme, ul rrezikun nga hipertensioni dhe jo vetëm.
Studiuesit kanë mbërritur së fundmi edhe në konkluzionin se kërcimi i vazhdueshëm, i ndihmon njerëzit që të forcojnë kujtesën. Këto ushtrime, parandalojnë humbjen e kujtesës me kalimin e moshës.
Ekspertët shprehen se kërcimi ndihmon, po ashtu në luftimin e alzhaimerit. Në një eksperiment të kryer në Amerikë, pjesëmarrësit me alzhaimer ishin në gjendje të risillnin ndërmend më mirë kujtimet, ndërsa vallëzonin me muzikën që njihnin.
Pastaj, në fund të fundit, kush e nis ditën me kërcim, ka padyshim edhe benefite emocionale.
Asgjë nuk e bën ditën tuaj më të bukur sesa dëgjimi i muzikës suaj të preferuar dhe kërcimi nën ritmet e saj. Sa herë që të ndjeheni të mërzitur, thonë ekspertët, zgjidhja e duhur është kërcimi. Kështu rritet vetëbesimi dhe ndjehesh më pak i stresuar.