TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus nga 4078 testime të kryera në total.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk ka ndërruar jetë asnjë person ndërsa numri i të shëruarve është rritur me 14.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 9 pacientë.
Më herët gjatë kësaj të diele, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi prezencën e variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri.
Nuk është bërë me dije se sa është numri i të infektuarve aktualë me variantin e ri. Ministria i bën apel qytetarëve që të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e variantit të ri.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4,078 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 22 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz. Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4078
Testime totale 879,340
Raste pozitive 132,875
Raste të shëruara 130,139
Raste Aktive 280
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 98
Elbasan 30
Kukës 29
Vlorë 26
Lezhë 26
Durrës 18
Shkodër 17
Fier 14
Berat 13
Korçë 6
Gjirokastër 3