TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shtetas të huaj babë e bijë janë gjetur pas disa orësh kërkime në një zonë në Malin e Moravës në Korçë.
Sipas policisë, dy personat janë klandestinë nga Siria dhe kishin humbur në një terren të vështirë malor.
“Pas marrjes së njoftimit se në një terren malor në malin Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, një vajzë e mitur siriane kishte humbur rrugën së bashku me babain e saj, forcat e policisë në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, menjëherë janë nisur drejt zonës së raportuar për të verifikuar rastin.
Pas disa orë kërkimesh, forcat e policisë nga informacionet e grumbulluara, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, bënë të mundur gjetjen e dy shtetasve, vajzës së mitur 11 vjeçare dhe shtetasit M. A., 28 vjeç, banues në Siri, emigrantë të paligjshëm”, thotë policia.
Dy shtetasit e huaj janë transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ata kanë falenderuar shërbimet e policisë, FRONTEX-it dhe banorët për ndihmën e ofruar ndaj tyre.