TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se mazhoranca shpreson që opozita të futet në zgjedhjet lokale, por në rast se kjo nuk ndodh, PS do të futet gjithsesi.
“PS sigurisht që do të hyjë në zgjedhje për të fituar sa më shumë bashki. Ne do të hyjmë në zgjedhje edhe pa PD dhe LSI. Ne shpresojmë që opozita të hyjë në zgjedhje dhe gara të jetë e ndershme dhe të jenë të gjitha palët. Një parti politike, si rregull hyn në zgjedhje dhe pret të fitojë”, tha Balla.
Sipas Ballës, PS ka bërë partneritet me popullin, ndërsa PD dhe LSI nuk janë me popullin. Ai tha se së shpejti do të publikohen emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste.
“PS ka kontratë me popullin shqiptar. PD dhe LSI nuk mund të gënjejnë dot popullin. Ne do të hyjmë në zgjedhje. Sa i takon akuzave të opozitës, mund të them se kjo opozitë nuk ka lënë njeri pa bërë me baltë. Kjo opozitë ka baltosur deri hoxhallarë dhe priftërinj, jo më politikanë”, vlerësoi Balla.