AKTUALITET, 1 Prill 2019, 14:14

Maduro mbyll shkollat dhe zvogëlon orarin e punës në institucione

Maduro mbyll shkollat dhe zvogëlon orarin e punës në institucione

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka njoftuar se Qeveria do të zvogëlojë orarin e punës në institucione dhe do të mbyllë shkollat. Kjo strategji tenton të menaxhojë krizën në energji elektrike.

Maduro ka thënë përmes një fjalimi më 31 Mars se plani 30-ditor do të ndihmojë në përballimin e problemeve të lidhura edhe me rezervat e ujit. Ai ka paralajmëruar edhe masa kundër ndonjë shprehjeje të pakënaqësisë gjatë krizës, pasi lideri opozitar, Juan Guaido ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë.