AKTUALITET, 1 Prill 2019, 12:38

5 raste të reja me Fruth në Korçë, rikthehet alarmi në vend

5 raste të reja me Fruth në Korçë, rikthehet alarmi

Rikthehet fruthi në vendin tonë. Në qytetin e Korçës mësohet të jenë shfaqur raste të reja të të prekurve nga fruthi. Vetëm në dy ditët e fundit janë prekur 5 persona të grup moshave të ndryshme midis tyre edhe të lindur në vitet 80-90.

Të prekurit janë izoluar në repartin infektiv dhe janë nga qyteti i Korçës.

Shëndeti Publik ka vaksinuar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të prekurit.

Mësohet se në total janë të paktën 11 persona të prekur. Dy prej tyre, raportohet të jenë foshnja, të cilat janë dërguar drejt Tiranës.