LIFESTYLE, 30 Mars 2018, 13:42

Këngëtarja shqiptare në hall të madh: E kam të vështirë të bëj seks me burrin

Ata janë pa diskutim një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptare. Nora Istrefi dhe Robert Berisha na kanë treguar se pavarësisht uljeve dhe ngritjeve dashuria e tyre ka arritur t’i mbizotëroj kohës dhe martesa e tyre është bekuar edhe me një vajzë.

E vogla Renee ua ka zbukuruar jetën mami Norës dhe babi Robertit, por normalisht që përgjegjësitë për të janë shtuar dhe kjo është shoqëruar dhe me vështirësi në jetën e tyre.

E ftuar në emisionin “Nd’rrimin e natës” në Klan Kosova, Nora ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia e saj me bashkëshortin.

Këngëtarja simpatike pohoi se me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, për të dhe Robertin është bërë shumë e vështirë që të kryejnë marrëdhënie intime.

Ndër të tjera Nora gjatë këtij emisioni zbuloi se arsyeja e vetme që do e çonte drejt ndarjes me bashkëshortin është tradhtia.