LIFESTYLE, 30 Mars 2018, 13:37

“Nuk kam asgjë për të dhënë”! Albano Bogdo heq dorë nga aktrimi?

Aktori i humorit Albano Bogdo duket se ka marrë një vendim përfundimtar.

Ai ka lajmëruar se do të heqë dorë nga profesioni i tij. Ndoshta kjo është një nga ato shakatë e  aktorit të “Apartamentit 2xl”, megjithatë deklarata që ai publikoi në Instagram, lë vend për dyshime:

“Nuk kam më asgjë për të dhënë. Do e provoj fatin në letërsi ose muzikë”, ka shkruar Albano në postimin që të lë të kuptohet se ai mund të ketë ndërmend të tërhiqet nga aktrimi.

E imagjinoni dot Albanon duke bërë letërsi apo muzikë?