TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai njihet si gazetar që interviston dhe intervistohet. Është rasti tipik ku gazetari është edhe vetë një personazh. E kemi fjalën për Kelvi Kadillin që drejton programin “Pop Culture” në Top Channel. Ai spikat për intervistat pikante dhe thumbuese, si dhe për pyetjet që vënë në siklet Vip-at.
Por paparazzi ynë këtë herë ka vënë në siklet vetë atë me këto foto të shkrepura pak ditë më parë. Në foto shihet Kelvi, i cili është takuar me prezantuesen e programit “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, Arjola Shehu. Pasi janë përqafuar dhe kanë biseduar në këmbë, Arjola i ka treguar këpucët ku mesa duket njëra i ishte zgjidhur. Sa e ka parë, Klevi si xhentelman, është ulur në gjunjë dhe ia ka lidhur. Çfarë djali!\PanoramaPlus