AKTUALITET, 17 October 2026, 21:33

Si në skenat e “Fast & Furious”, disa makina policie qarkullojnë me shpejtësi në qytet, shoqërohen me “efekte” fishekzjarrësh

Si në skenat e “Fast & Furious”, disa makina policie

Situata në rrugët e Tiranës vijon të jetë shqetësuese. Protesta është përshkallëzuar, ndërsa policia dhe civilë kanë vijuar me shoqërimin me forcë të protestuesve.

Makina policie, siç shihet në pamje, lëvizin me shpejtësi të madhe në rrugët e Tiranës, ndërsa në to vijojnë të lëvizin edhe qytetarë.

Protesta e sotme duket se u shoqërua me më shumë tensione dhe përplasje sesa në katër ditët e mëparshme.