AKTUALITET, 11 Shtator 2019, 15:36

Keidi Bare turpëroi Griezmann e Lemar, videoja e publikuar nga UEFA pushton rrjetin

Keidi Bare turpëroi Griezmann e Lemar, videoja e publikuar nga UEFA pushton
Një video e publikuar në Instagram nga faqja “Euro 2020” po çan rrjetin pasi është shkëputur një fragment nga ndeshja e zhvilluar të shtunën e kaluar mes Francës dhe Shqiopërisë ku kombëtarja jonë pësoi një humbje të thellë. Në video shihet aksioni i mesfushorit shqiptar, Keidi Bare, i cili arrin të mbajë në zotërim topin edhe pse sulmohet shumë pranë vijës anësore të fushës nga kundërshtarët Griezmann dhe Lemar. Por paraqitja spektakolare e tij I ka lënë me ‘gisht në gojë’ futbollistët dhe tifozët pas arrin t’iu shpëtojë të dyve, madje Lemar shtanget kur Bare ia kalon topin mes këmbëve, duke siguruar mbajtjen e tij.
View this post on Instagram

?? Keidi Bare ??? ⁣ ⁣ #EURO2020

A post shared by UEFA EURO 2020 (@euro2020) on