AKTUALITET, 8 Gusht 2021, 14:43

Katër viktima dhe 398 raste me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Katër viktima dhe 398 raste me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka realizuar 6, 383 teste për koronavirus, prej të cilave 398 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se katër pacientë me Covid kanë humbur jetën.

Në 24 orë janë shëruar 18 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 150,254 persona të shëruar.

Ndërkohë që nga fillimi pandemisë kanë humbur jetën 5, 507 persona.