AKTUALITET, 19 Gusht 2020, 14:04

Katër infermiere dhe një sanitare në Pediatrinë e Elbasanit infektohen me koronavirus

Katër infermiere dhe një sanitare në Pediatrinë e Elbasanit

Katër infermiere dhe një sanitare në Pediatrinë e Elbasanit kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Shefja e pavijonit të pediatrisë Irena Palloshi deklaroi për Abc News se puna vijon normalisht në repartin e urgjencës dhe pavijonet e tjera.

Të infektuarat janë karantinuar në banesë.

“Shërbimi ndaj fëmijëve vazhdon normalisht. Puna vazhdon në repartin e Urgjencës dhe pavijonet e tjera”, është shprehur ajo Irena Palloshi.