SPORT, 21 Qershor 2021, 14:24

Kapiteni inkurajon skuadrën, Kjaer: Danimarka e meriton të kualifikohet, pres një stadium të zjarrtë

Kapiteni inkurajon skuadrën, Kjaer: Danimarka e meriton të

E vetmja gjë e sigurt në Grupin B është fakti që Belgjika ka prerë një biletë për më tej, mbetet ende për tu përcaktuar si kokë grupi apo jo, ndërsa tre ekipet e tjera, Rusia, Finlanda dhe Danimarka janë ende në "valle".

Kualifikohen apo jo për më tej, Danimarka do të kujtohet gjatë, për atë që ndodhi me yllin e skuadrës, Christian Eriksen.

Kapiteni Simon Kjaer, një tjerë figurë emblematike në ato momente dramatike, është i bindur se e meritojnë të kalojë më tej:

“Pas asaj që kaluam mendoj se e meritojmë të kalojmë më tej.

E presim këtë sfidë kundër Rusisë me mentalitetin e duhur dhe të bindur se mund t’ia dalim”.

Kjaer shpreson shumë që efekti fushë ti vijë në ndihmë, ndaj Belgjikës me tifozët në krahë dhuruan një paraqitje pozitive:

Mbështetja që morëm ndeshjen e fundit ishte gjëja më e çmendur që kisha parë. Ishte një mbrëmje speciale, nuk e kisha parë kurë stadiumin Parken në atë mënyrë. Shpresoj që edhe ndaj Rusisë të kemi të njëjtën mbështetje”, theksoi Kjaer.