TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga vdekja e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradonna, beteja për pasuritë e tij vijon mes fëmijëve dhe avokatit.
Një prej vajzave të yllit argjentinas, Gianinna ka “sulmuar” përmes një postimi në rrjete sociale, avokatin e babait të tij, Matias Morla.
Ajo shprehet se Morla ka detyruar fëmijët që të paguajnë borxhet që i ka lënë i ati e ndërsa vetë shkon nëpër udhëtime dhe shijon jetën.
“Ndërsa ata na detyrojnë të paguajmë borxhet që ju, Matias Morla, i latë babait tim, ju ke privilegjin të JETONI dhe të udhëtoni. Ua sa fat je. Kurrë mos harroni se GJITHA KTHEHET prapsht. Fati qoftë me ty, i poshtër” – shkruan me ironi Gianinna në Tëitter.
Gianinna e akuzon Morlan, se ka boshatisur llogaritë bankare të Maradonës.
“Kishe vetëm një detyrë, të kujdeseshe për trashëgiminë e tij. Në vend të kësaj, u kujdese vetëm për trashëgiminë tënde. Zbrazët llogaritë e tij dhe nuk paguat asgjë për tre muaj para atij 25 nëntori të mallkuar. Mendoni se gjërat do të jenë në rregull për ju, por më besoni, nuk është kështu. Koha do ta nxjerrë në shesh të vërtetën” – vijon më tej vajza e Maradonnës.
Vetëm pak kohë pasi ylli i Argjentinës ndërroi jetë, avokati i tij nxiti polemika të shumta në opinionin publik. Ai tha se nëse Maradonna do ishte gjallë, ai nuk do lejonte asnjë sulm nga familja e argjentinasit drejtuar avokatit.
“Nëse Maradona do të ishte gjallë, nuk do të lejonte këto sulme ndaj meje. Para se të vdiste, tha se hajdutët e vërtetë ishin vajzat e tij. Vajzat nuk kanë dashur ta shohin më që kur ai u preu kartat e kreditit në vitin 2014. Ato u zemëruan, sepse po e vidhnin më babanë e tyre” – tha asokohe avokati.