SPORT, 20 Qershor 2021, 20:19

Triumfi minimal i Italisë ndaj Uellsit, futbollisti i Juventusit zgjidhet njeriu i ndeshjes


Italia arriti të triumfonte me rezultatin 1-0 ndaj Uellsit falë golit të realizuar nga Pesina në minutën e 39-të. Me këtë fitore, italianët u graduan në vendin e parë me pikë të plota në 3 ndeshje.

Statistika të frikshme për kombëtaren e Mançinit, që në grupe realizoi 7 gola dhe nuk pësoi asnjë.

Pavarësisht se golin e fitores ndaj Uellsit, e realizoi Pesina, UEFA ka vlerësuar si njeriun e ndeshjes, futbollistin e Juventusit, Frederiko Kieza, i cili zhvilloi një performancë të kënaqshme, duke prodhuar një volum të jashtëzakonshëm loje.