SPORT, 20 Qershor 2021, 22:39

Mançini dhe hobi i tij, zbulohet vlera marramendëse e orës së teknikut italian


Roberto Mançini po bën një punë të shkëlqyeshme me Italinë duke u konfirmuar si një ndër skuadrat më të frikshme në Kampionatit Europian me 3 fitore në po kaq ndeshje.

Por si duket Mançini përveç futbollist ka dhe një pasion tjetër, atë të orëve. Tekniku italian është fotografuar me një orë të tipit “Richard Mille” vlera e të cilës shkon nga 80 mijë dollarë deri në 2 milionë dollarë të cilat janë orët e personalizuara.

Natyrisht me një karrierë të gjatë në disa klube të mëdha në Itali dhe më gjerë, Mançini ka krijuar mjaft të ardhura dhe pasioni për orët si duket vjen pas atij të futbollit.