SPORT, 20 Qershor 2021, 20:22

Njeriu i ndeshjes/ Sfida Zvicër-Turqi, mësoni të zgjedhurin nga UEFA


Xherdan Shaqiri ishte i papërmbajtshëm në sfidën ndaj Turqisë duke realizua një dopietë e cila mban gjallë shpresat e helvetikëve për tu kualifikuar në 1/16-at.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, UEFA ka zgjedhur Shaqirin si njeriun e ndeshjes, një vlerësim mjaft i rëndësishëm në aspektin individual për sulmuesin shqiptar.

Protagonist në këtë sfidë u bë dhe shqiptari tjetër, Granit Xhaka i cili goditi shtyllën pas një goditje të lirë në minutën e 77-të të takimit.