SPORT, 20 Qershor 2021, 19:18

“Vlerësojmë tolerancën dhe barazinë”, Gjermania i bën UEFA-s kërkesën e çuditshme për sfidën me Hungarinë

“Vlerësojmë tolerancën dhe barazinë”, Gjermania


Gjermania do të luajë ndeshjen e fundit në grup kundër Hungarisë, sfidë e cila do të zhvillohet në stadiumin e Bajernit në Mynih.

Kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter do të dorëzojë një kërkesë në UEFA për të ndriçuar stadiumin e Mynihut me ngjyrat e komunitetit të LGBT-së, duke protestuar ndaj një vendimi të pak ditëve më parë që qeveria hungareze mori kundër homoseksualëve i cili u konsiderua si diskriminues edhe nga organet e Bashkimit Europian.

“Kryeqyteti i Tokës (Bavaria) vlerëson diversitetin, tolerancën dhe barazinë në sport dhe në shoqëri si një shumicë”, ishin fjalët e krybashkiakut të Mynihut.

Ndërkohë ky vendim pritet të nxitë dhe mjaft debate pasi probleme të tilla në sport bëhen madhore nisur dhe nga fakti i shikueshmërisë së lartë nga tifozët.