AKTUALITET, 21 Prill 2018, 17:18

Stresit "i ikën truri"nga Saimir Tahiri, ç'ndodhi mbrëmë mes tyre dhe deklaratat e papritura për njëri-tjetrin

Stresit "i ikën truri"nga Saimir Tahiri, ç'ndodhi
Moderatori i Zonë e Lirë, Arjan Çani i kërkoi falje reperit të njohur që e la të priste aq shumë dje, pasi plot 2 orë të mira ai intervistoi ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas tij do të futej Stresi, për të diskutuar për daljen nga burgu dhe klipin e ri që ai ka nxjerrë. Teksa Stresi priste pas kuintave të dilte në emision, Tahiri i pyetur nga Çani për Stresin tha që “nuk jam në dijeni për mënyrën sesi është arratisur nga rajoni i policisë”.

“Më erdhi keq u arratis se supozohet që njerëzit rrinë atje”, tha Tahiri.

Stresi më tej në intervistën e tij u shpreh se i vinte keq për Tahirin për pozicionin që ndodhej, por se mendonte njësoj si Berisha.

“Mua më vjen keq për këdo që përfundon prapa hekurave sepse i kam provuar vetë, por nëse Berisha e shan, e shaj edhe unë, ai e di më mirë nga të gjithë ne”, u shpreh Stresi.

Ja edhe video e përshëndetjes së tyre në korridoret e televizionit ku ishin ftuar:

“Kur te flet para ish ministri sa i sjellshem #bb4life✌️✌️✌️4life”, shkruan Stresi.