AKTUALITET, 30 Prill 2020, 13:50

Kapet kamioni me ilaçe kontrabandë në Kapshticë, arrestohet shoferi

Kapet kamioni me ilaçe kontrabandë në Kapshticë,


Një kamion me lloje të ndryshme medikamentesh farmaceutike është kapur në pikën kufitare të Kapshticës.

Mësohet se në pranga ka rënë drejtuesi i kamionit, V. S., 30 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna nga strukturat e Policisë për goditjen e paligjshmërisë.

Goditet nga Policia Kufitare një rast i kontrabandës me mallra të licencuara dhe nga Seksioni për Narkotikët, goditet një rast i prodhimit e shitjes së drogave të forta.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, të mjetit tip kamion me drejtues shtetasin V. S., në kabinë, konstatuan një kuti me lloje të ndryshme medikamentesh farmaceutike të dyshuara si kontrabandë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. S., 30 vjeç, banues në Korçë.