AKTUALITET, 30 Prill 2020, 11:26

Vatër e re infeksioni në Shkodër, konfirmohen dy raste me koronavirus

Vatër e re infeksioni në Shkodër, konfirmohen dy raste me


Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të enjte në Shkodër duke e çuar në 110 numrin e të prekurve në këtë qytet.

Burime për Abc News bëjnë me dije se në Shkodër është zbuluar një tjetër vatër e re infeksioni që është një punonjës në një fabrikë të qytetit.

Ndërsa e infektuara e dytë është një infermiere e reanimacionit që ka pasur kontakt me personat e tjerë të infektuar.

Ndërkohë në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar 773 raste me kornavirus mes të cilëve 31 persona kanë humbur jetën.