AKTUALITET, 30 Prill 2020, 13:12

Çuditërisht plas debati në PS/ Balla i përgjigjet Bushatit: M’u duke si Grida Duma!

Çuditërisht plas debati në PS/ Balla i përgjigjet


Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur ish-ministrit Ditmir Bushati, i cili më herët nuk hezitoi të kritikojë qeverinë.

Bushati bëri thirrje në Kuvend që  qeveria të anulojë konçesionet , ndërsa Balla tha se fjala e Bushatit iu duk si Grida Duma. Më tej Balla i cilësoi si diskutime patetike që synojnë  kapjen e lajmit të ditës.

“Dhe nuk besoj që në qeverinë ku ka qenë edhe kolegu im të ketë votuar kundër kolegut. Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtar i qeverisë, gjërat i shoh njëlloj, fjala e kolegut mu duk si e Grida Dumës, ‘i shoh gjërat mirë jashtë, por nuk i shoh brenda’. Ne duhet të japim shembullin, kur një kompani ecën mirë paguan taksat, kjo historia e diskutimeve patetike, gjoja në interes të njerëzve, por thjeshtë për të kapur lajmin e ditës nuk i shërben akujt. Kontrata koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet. Historia që m’u në qendër të Durrësit shkarkohen plehra nuk duhet të vazhdojë””, tha Balla.