AKTUALITET, 30 Prill 2020, 12:48

Koronavirusi/ Ulet numri i vdekjeve në Spanjë, 268 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi/ Ulet numri i vdekjeve në Spanjë, 268 viktima në 24


Në 24 orët e fundit Spanja ka rregjistruar të paktën 268 viktima si shkak i koronavirusit duke e çuar në 24.543 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Krahasuar me ditët e mëparshme Spanja ka ulje relativisht të madhe të numrit të viktimave pas gati gjashtë javësh.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, bilanc ky që do ndihmojë akoma më shumë në lehtësimin e masave që u ndërmorën për luftën kundër Covid-19.

Ndërkohë edhe numri i rasteve të reja ka qenë relativisht i ulët ditën e sotme ku nga 212.917 që ishin dje, sot numri i përgjithshëm ka shkuar në 213.435.