AKTUALITET, 29 Mars 2019, 14:58

Kapet drogë në Maqedoninë e Veriut, mediat: Origjinë Shqipëria

Të paktën 350 kg marihuanë janë sekuestruar sot në vendkalimin kufitar, të quajtur “Tabanoc”, bëjnë me dije mediat maqedonase. Mësohet se droga e gjetur, ishte fshehur në bunkerë speciale, e cila vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion tregun Evropian, shkruan alsat.

Ndërkohë, nga Dogana e Maqedonisë shprehet se të paktën një person është arrestuar. Dyshohet se i arrestuari ishte nga Shqipëria dhe me iniciale B.F.