AKTUALITET, 29 Mars 2019, 14:39

Fier, zjarr masiv në pyjet e Darëzezës

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e pyllëzuar në Darëzezë të Fierit duke djegur me shpejtësi qindra mijëra hektarë. Pranë vatrës së zjarrit ka edhe lokale dhe biznese të shumta.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, e mbjellë me pisha. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Fierit por është kërkuar ndihmë dhe nga qytetet e afërta Roskoveci, Ballshi dhe Lushnja.

Zjarri favorizohet nga era e fortë duke përparuar me shpejtësi. Ende nuk dihen shkaqet por dyshohet për një zjarrvënie. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia e Fierit.