TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 23 vjeçar, i cili ishte nën vëzhgim prej kohësh, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për trafikim të lëndëve narkotike. Pas arrestimit, policia bën me dije se pas arrestimit, të riut u janë sekuestruar 19 doza me lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë, peshore elektronike, automjet dhe aparat celular.
“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash. Në pranga një 23-vjeçar. Sekuestrohen 19 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, peshore elektronike, automjet e aparate celular.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin: G. X., 23 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i lartpërmendur ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e Policisë, pasi për të disponohej informacion se në bazë porosie shpërndante në klubet e ndryshme të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kokainë në formë dozash.
Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke qarkulluar me mjet në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe e kanë ndaluar për kontroll. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, iu gjetën tre doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Gjithashtu është ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku në pjesën e kompjuterit iu gjetën të fshehura gjashtëmbëdhjetë doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 19 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë; peshore elektronike; dy aparate celular; dhe nje mjet.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, njofton policia.