TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për aleatët e Shqipërisë në aktivitetin e mbajtur për nder të 10-vjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe gatishmërinë për të mbështetur çdo nismë e projekt që i shërben forcimit të Aleancës.
Kreu i Shtetit theksoi se anëtarësimi në NATO ishte një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e Shqipërisë.
Fillimisht Meta ftoi të pranishmit të duartrokisnin forcat ajrore të NATO-s që parakaluan në qiellin shqiptar, duke kujtuar edhe ndërhyrjen në Kosovë.
“Nuk mund ta nis këtë fjalë përshëndetëse pa iu ftuar të gjithëve për një duartrokitje për forcat ajrore të NATO-s, që jo vetëm nderuan këtë paradë sot, por sidomos për atë që bënë në 24 mars 1999”, deklaroi Meta.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 10 vite më parë përbën një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Një mirënjohje të veçantë atyre burrave e grave në uniformë që udhëhoqën këtë arritje. Një falënderim të veçantë sot e kam për presidentin e SHBA-ve George W. Bush që me vizitën e tij në Tiranë frymëzoi përpjekjet për arritjen e këtij qëllimi. Shqipëria ka marrë angazhimin për modernizimin e reformimin e FA-ve.
Si president i Republikës do mbështes çdo nismë, çdo projekt që i shërben forcimit të kohezionit të Aleancës. Jam i bindur që rritja e buxhetit do mbetet përparësi.
Lufta kundër terrorizmit kombëtar, emigracionit të paligjshëm, sulmeve kibernetike kërkojnë më shumë angazhim nga vendet tona”, tha Presidenti Meta.