AKTUALITET, 15 Shkurt 2020, 21:28

Kapet autori i grabitjes së argjendarisë në Elbasan

Kapet autori i grabitjes së argjendarisë në Elbasan

Kapet autori i grabitjes së argjendarisë në Elbasan, Astrit Thaçi. Thaçi mendohet se është kapur në zonën e ish-Kombinatit në Tiranë.

Autori i dyshuar tashmë, është duke u shoqëruar nga forca të shumta policie drejt Policisë së Elbasanit.

Kujtojmë se Astrit Thaçi, është 27-vjeçari, i shpallur në kërkim nga Policia për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Po kështu 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së një pikë dhënie kredie, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit.