AKTUALITET, 15 Shkurt 2020, 20:42

Në kërkim nga policia, grabit me armë zjarri argjendarinë pranë Drejtorisë së Policisë

Në kërkim nga policia, grabit me armë zjarri argjendarinë

Astrit Thaçi, 27-vjeçari tashmë i shpallur në kërkim nga Policia për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur më 10 shkurt, dyshohet se është edhe grabitësi i argjendarisë sot në Elbasan.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm pranë Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Bazuar tek të dhënat dhe idendikiti i krijuar pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, rezulton se Thaçi autori i dy vjedhjeve në Durrës të jetë autori i grabitjes me armë zjarri të argjendarisë Diamant, e cila ndodhet 10-12 metra larg nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Kush është Astrit Thaçi i njohur ndyshe si “skifteri” i Durrësit?

Astrit Thaçi, më 10 shkurt u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë ai e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë. Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike.

Po kështu 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur 4 ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua.