TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat britanike kanë zbuluar se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po punon duke patur parasysh, se gjysma e popullësisë mund të infektohet nga virusi, i cili pritet të mbërrijë në çdo cep të Britanisë, brenda pak muajsh.
Deklaratat e Profesorit Ferguson, janë vërtet shqetësuese dhe është e qartë se jo vetëm Mbretëria e Bashkuar, por e gjithë Europa do të jetë mjaft e rrezikuar nga Koronavirusi në muajt në vijim.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e ka shpallur koronavirusin dhe përhapjen e tij, një emergjencë globale. OBSH e konsideron këtë virus mjaft shqetësues, duke e përshkruar përhapjen e tij si ” të paprecedentë”. “Arsyeja kryesore nuk lidhet me atë që po ndodh në Kinë, por me çfarë po ndodh në vendet e tjera“, u shpreh shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp në Gjenevë. Kjo do të thotë, se OBSH i frikësohet mungesës së kapacitetit për përballimin e virusit në vendet më pak të zhvilluar. Në Shqipëri, autoritetet e kanë konsideruar probabilitetin e infektimit të popullatës mjaft të ulët, megjithatë, nëse virusi do të mbërrinte në vendin tonë, ekzistojnë pikëpyetje mbi kapacitetin e spitaleve tonë për të përballuar këtë emergjencë globale. Ministria e Shëndetësisë, në përpjekje për të mos përhapur panik, ka deklaruar se rreziku është mjaft i ulët, por nëse do të shohim deklaratën e shkencëtarit britanik për situatën në Mbretërinë e Bashkuar, një vend mjaft i zhvilluar dhe me kapacitete të mëdha për ta luftuar dhe izoluar virusin, situata duket mjaft e zymtë. "Probabiliteti i infeksionit për popullatën në Shqipëri konsiderohet shumë i ulët dhe deri më tani nuk ka patur asnjë rast me koronavirusin e ri të importuar në vendin tonë. Deri tani në Shqipëri janë testuar 6 raste për koronavirusin e ri, të cilat pas testimit kanë rezultuar negative. Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët të cilët kanë udhëtuar së fundmi në Kinë dhe kanë shenjat e mëposhtme: Kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë urgjencën kombëtare 127 – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Këshillat që duhen ndjekur për t'u ruajtur nga ky virus: Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre. Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra). Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve). Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës. /TPZ.al/