TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lirimet me kusht të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë kriminale, janë bërë shkak për nisjen e një hetimi në të gjitha burgjet ne vend.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po inspekton të gjitha dosjet e tre viteve të fundit, për të parë nëse ka shkelje të kryera nga punonjësit e edukimit apo të sektorit juridik, që mund të kenë favorizuar të dënuarit për të përfituar lirinë me kusht.
Mësohet se në gjithë IEPV në vend është dërguar një urdhër për inspektim të dosjeve të të dënuarve që kanë përfituar nga lirimi me kusht. Urdhri është firmosur nga kreu i Bugjeve, Agim Ismaili.
Ky inspektim kryhet, pasi dyshohet se është abuzuar me llogaritjen e ditëve për lirimin me kusht të të dënuarve. Inspektimet po bëhen edhe për të parë nëse ka abuzime nga ana e punonjësve të burgjeve.