TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet doganore italiane kanë sekuestruar 220 kartëmonedha false të prerjes 50 euro në një autobus të linjës Shqipëri-Itali.
Autobusi ishte nisur nga porti i Durrësit e ka mbërritur gjatë mbrëmjes së djeshme në portin e Barti.
Gjatë kontrollit të policisë kufitare janë gjetur 220 kartëmonedha të falsifikuar me prerje 50 euro.
Dy shoferët e autobusit, shtetas shqiptarë të moshës 63 e 37 vjeç, janë denoncuar dhe vënë nën hetim në gjendje të lirë.
Autoritetet italiane kanë nisur një proces hetimor për të zbardhur kanalin e prejardhjes së kartëmonedhave si dhe të destinacionin e tyre në treg.
Shuma e kartëmonedha false është 11 mijë euro. Kartëmonedha nuk kanë fillin e filigramës e pllakën holografike.
Dy shqiptarët nën hetim nuk janë të skeduar nga autoritetet italiane.
Vetëm pak ditë më parë dy shoferë të tjerë shqiptarë të linjës së autobusit Shqipëri-Itali u kapën ndërsa transportonin 196 karta identiteti të vjedhura kohë më parë nga një zyrë e gjendjes civile në një komunë italiane./ora