TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 54-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Durrës, për shkak se akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajze të mitur, vetëm 15-vjeçe.
Ka qenë adoleshentja e cila ka denoncuar burrin i cili më pas është kapur nga blutë e qytetit bregdetar, dhe do të përballet me akuzën e ngacmimit seksual.
Identiteti i plotë i personit të arrestuar dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja nuk bëhen ende të ditura.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin Durrës, arrestuan shtetasin: A.L.,54 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 15 vjeçare.