AKTUALITET, 21 Nëntor 2019, 14:20

Ronaldo largohet pa Champions, Juventus nis planin për jetën pas sulmuesit portugez

Ronaldo largohet pa Champions, Juventus nis planin për jetën pas


Kristiano Ronaldo nuk po kalon periudhën e tij më të lumtur në Torino. Sulmuesi duket se nuk është përshtatur ashtu siç mendohej me lojën e trajnerit Sarri, ndërsa mes tyre nuk kanë munguar edhe debatet e vogla, dhe kjo jo vetëm në rastin e fundit prej zëvendësimit.

Kështu, luzitani po mendon të rikthehet për të mbyllur karrierën në Mançester, teksa Junajtid e pret krahëhapur. Ky skenar do të forcohej edhe më shumë nëse Juventusi nuk ia del sërish këtë sezon në Champions.

Megjithatë, duket se bardhezinjtë po studiojnë terrenin për të transferuar të tjerë yje pas Ronaldos dhe për të mos u surprizuar nga lëvizjet e luzitanit. Bardhezinjtë e kanë shfaqur hapur dëshirën për të rikthyer në skuadër Pogba.

Një operacion i kushtueshëm dhe që me Ronaldon në ekip do të ishte e vështirë për t’u konkretizuar. Kjo për shkak të pagave të larta sezonale të dy lojtarëve. Ndërkohë, ëndrra në sirtar mbetet Kilian Mbape.

Por, për yllin francez duhen marrë parasysh se nevojiten të shpenzohen shuma marramendëse, ndërsa duhet mposhtur edhe konkurrenca e Real Madrid.