TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe trajneri Edi Reja duket se kanë arritur në pikën e përbashkët e kanë gjetur akordin për të vazhduar bashkëpunimin edhe për katër vitet e ardhshme.
Edhe pse mungon zyrtarizmi, ka qenë tekniku 74-vjeçar, i cili në një prononcim për mediat italiane është shprehur se përpara ka një projekt të bukur dhe sfidues që i jep shumë entuziazëm. Sakaq, Reja shprehet se nëse është trajneri më i vjetër në qarkullim, atëherë i bëhet qejfi. “ Është një sfidë e bukur dhe një projekt sfidues që më jep shumë entuziazëm.
Do të kem edhe supervizimin e të gjithë strukturave dhe nëse jam trajneri më i vjetër në moshë, atëherë për këtë më bëhet qejfi.
Ky është një vend me shumë jetë, i banuar nga njerëz të cilët kanë një konsideratë të lartë për ne italianët. Mbase besojnë të ne më shumë seç besojmë ne te vetja jonë”, u shpreh Reja.