AKTUALITET, 23 Korrik 2020, 11:28

“E dua Allahun”- Deputeti i opozitës së re shfaqet me maskë me mbishkrim fetar në Kuvend


Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri është shfaqur sot me një maskë ndryshe, ku binte në sy një mbishkrim fetar.

Në maskën e deputetit shkruhej “I love Allah” (E dua Allahun). Deputeti i ka pozuar në Kuvend dhe e ka postuar foton në rrjetet sociale, ku ka marrë mjaft komente.

Valteri është ndër zërat e rinj të pakicës parlamentare, që u fut në Kuvend pas djegies së mandateve të Partisë Demokratike.