TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se sot në Bruksel ka nisur draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti tha se “dialogu nuk ka alternativë“, porse “dialogu teknik ka përfunduar“.
Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në Bruksel u mblodhën sot delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë, në nivel ekspertësh.
Kosova përfaqësohet nga koordinatori për dialog, Skender Hyseni, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.
Ky është takimi i parë në nivel ekspertësh që nga rifillimi i dialogut politik që u mbajt më 16 korrik midis Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Paralajmërimet për rinisjen e dialogut në nivel ekspertësh nuk u mirëpritën në Prishtinë.
Përveç partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, ai u kundërshtua edhe nga partnerët e koalicionit, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por edhe nga Presidenca, duke thënë se procesi i tillë zvarrit arritjen e marrëveshjes finale.