AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 17:57

Erion Veliaj: Kush do Sali Berishën, është debil!

Erion Veliaj: Kush do Sali Berishën, është debil!

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një nga trasmetimet maratonë live, në televizionet informative, që transmetojnë çdo përmierje të tij,  ka deklaruar se ndjekësit dhe personat që duan Sali Berishën, janë "homo-debilus", pra debilë, duke provokuar rëndë të gjithë mbështetësit e ish kryeministrit apo të Partisë Demokratike.

Më pas Veliaj tha se këta "homo-debilus", nuk mund të caktojnë axhendën e Shqipërisë.

"Ka homo-sapiens, por ka edhe homo debilus. Duhet me punu edhe me homo-debilus. Miqtë e mi, nuk mundet homo -debilus të jetë më i madh se homo sapiens.  Homo debilus në vitin 2019 nuk mund të bëjë axhendën e Shqipërisë Europiane. Ne i themi kemi me vete SHBA-në, ata thonë kemi Voltanën".

/TPZ.al/