AKTUALITET, 29 Prill 2020, 10:19

58 355 viktima nga koronavirusi në SHBA, shifrat ia kalojnë dhe luftës së Vietnamit

58 355 viktima nga koronavirusi në SHBA, shifrat ia kalojnë dhe


Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 2 200 të vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 58.355 numrin total. Krahasuar me një ditë më parë, ku numri i viktimave ishte 1303, ka një rritje.

SHBA-ja është vendi i parë në botë me 56 245 të vdekur nga koronavirusi ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar 1 012 583 persona sipas të dhënave të Universitetit ‘John Hopkins’.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA i kalon dhe atij të luftës në Vietnam, që ishin me 58 220 viktima.

Lufta në Vietnam zgjati 20 vjet nga 1 nëntori 1955 e deri 30 prill 1975. 58 220 ushtarë amerikanë ranë në këtë luftë.