AKTUALITET, 29 Prill 2020, 11:02

Koronavirusi/ Pipero: Pa një vaksinë, nuk mund të rikthehemi në normalitetin e mëparshëm

Koronavirusi/ Pipero: Pa një vaksinë, nuk mund të rikthehemi


Shqipëria është ende në luftë me COVID-19, por fatmirësisht ditët e fundit numri i rasteve të reja është stabilizuar. Aktualisht në vendin tonë janë 750 persona të infektuar, janë shënuar 30 viktima dhe 431 qytetarët kanë fituar betejën me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 14 raste të reja. Harta është zgjeruar me shtatë raste në Tiranë, pesë në Krujë dhe dy në Shkodër. Ndërkohë ditën e djeshme humbi jetën 52-vjeçar nga Kruja, cili ndodhej prej tetë ditësh në intubim, duke e çuan numrin e viktimave në 30.

Sakaq, në spitalet COVID po marrin mjekim 31 pacientë. Sipas ministrisë, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar, tre pacientë janë në terapi intensive.

Ndërsa, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë pesë pacientë të shtruar, dy pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Mbrëmjen e djeshme, Pëllumb Pipero në emisionin “Open” në Top Channel deklaroi se pa patur një vaksinë për këtë virus, nuk mund të kthehemi në gjendjen e mëparshme. Por ai theksoi se nuk ka vend për dramatizime.