AKTUALITET, 18 Korrik 2019, 23:08

Bylykbashi: Zgjidhja e vetme e krizës janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Bylykbashi: Zgjidhja e vetme e krizës janë zgjedhjet e parakohshme

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, u shpreh në Ora News se e vetmja zgjidhje për krizën janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

‘Kjo krizë e vetmja zgjidhje që ka janë zgjedhjet e parakohshme. E vetmja zgjidhje e shëndetshme, demokratike për këtë lloj krize janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga parlamenti pluralist që prodhon balanca dhe kontrolle, ne mund të kemi një Prokuror të Përgjithshëm që zgjidhet me konsensus siç thotë kushtetuta dhe të jetë edhe i mirë. Ne mund të zgjedhin inspektor të lartë të drejtësisë, siç e kërkon kushtetuta dhe të jetë edhe i mirë. Ne gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese mund t'i zgjedhim me konsensus. Para këtij lloj parlamenti që është Zot, dikur këto kështu zgjidheshin. Shumica funksiononte për të balancuar raportet e pushtetit. Sot nuk është ashtu.’