TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua 60 vjeçare është infektuar me një bakterie mishëngrënëse, teksa po bëntë thonjtë e saj manikyr në një dyqan në Tenesse.
Gruaja është çarë në njërin prej gishtave, dhe pa i kushtuar rëndësi ka vazhduar me bërjen e thonjëve.
Në fakt e çara e vogel në gishtin e saj, nuk ishte aq e parëndësishme saç duket, sepse ajo ishte infektuar me një virus ekstremisht të rrezikshëm.
Virusi ushqehet me gjakun dhe indet që ndodhen brënda në trup, dhe është fatal për qënien njerëzore.
Pasi kishte mbaruar manikyrin, gruaja vazhdoi për në shtëpi ku dhe dhimbjet e papërballueshme i filluan. Ajo kishte temperaturë, trupi i saj ishte jashtë mase i nxehtë, dhe asaj nuk po i ngelej më asnjë pikë fuqie.
Pasi kaluan pak orë, ajo vuri re se lëkura e gishtit të saj po hapej, dhe dora e saj i ishte enjtur.
Gruaja shkoi me urgjencë në spital, ku dhe i thanë qe ishte infektuar nga bakteria famëkeqe.
Nëse do të ishte vonuar edhe pak, asaj do t’i duhej të priste të tërë dorën e saj, në mënyrë që të shpëtonte.
Bakteria e quajtur Necrotisis Facitis, prek 500 deri në 1500 njerëz në vit në Amerikë, dhe konsiderohet si një prej bakterieve më të rrezikshme./Daily Mail