AKTUALITET, 8 Gusht 2018, 09:03

Kamioni del nga rruga e bie në greminë

Kamioni del nga rruga e bie në greminë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Koman-Vau i Dejës. Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi kamioni me të cilin ata po udhëtonin ka dalë jashtë rrugës, e më pas ka rënë në greminë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit të rëndë.