TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dalë nesër në një konferencë për media, ku do të flasë më tepër rreth qëndrimeve të tij të fundit për ‘korrigjim të kufijve’ mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyra e Presidentit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se presidenti Thaçi, të mërkurën do të dalë para gazetarëve. Konferenca është njoftuar për në orën 11:00. Thaçi po has kundërshti të gjera pas artikulimit në publik të tezës së tij për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Nëse kjo ndodh atëherë de fakto dhe de jure do të kemi të bëjmë me ndarje të Kosovës. Megjithatë të presim deri nesër se çfarë të rejash do të tregojë kreu i shtetit të Kosovës.