AKTUALITET, 7 Gusht 2018, 23:15

Çelsi thyen rekord me një portier 23-vjeçar por kursen 20 milionë

Çelsi thyen rekord me një portier 23-vjeçar por kursen 20

Klubi i Çelsit ka vendosur që të thyejë rekordin sa i përket portierit më të shtrenjtë në botë, por në vend që të shpenzojë 100 milionë euro për Oblak, ka zgjedhur që të investojë vetëm 80 milionë euro për Kepa.

Gjithçka ka ndodhur gjatë ditës së sotme, pasi klubi vendosi të pranojë ofertën e Real Madrid për Tibo Kurtua, që pritet të finalizohet në ditët në vijim. Fillimisht londinezët negociuan me Oblak për transferimin e tij dhe pagesën e 100 milionë eurove që është klauzola e largimit të sllovenit nga Atletiko Madrid.

Por në fund, klubi zgjodhi të kursente 20 milionë euro, duke blerë Kepa nga Atletik Bilbao për “vetëm” 80 milionë euro, duke kaluar shifrën 72,5 milionë euro që pagoi Liverpuli për Allison. Portieri spanjoll është nisur drejt Anglisë, ndërsa nesër do të bëhet pagesa e shumës kundrejt klubit të tij.